Microsoft prezanton aplikacionin Mesh

Teknologji

Microsoft prezanton aplikacionin Mesh

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:55
Lidh botën fizike me atë dixhitale, dhe komunikimet online së shpejti do të realizohen me Holograme

Teknologjia ka arritur ta përmbushë dhe ekspertët e kompanisë e prezantuan gjatë konferenës Microsoft Ingite 2021.

Do të mbërrije në muajt e ardhshëm me një çmim prej rreth 3500 $ për IOS, android, tablet e komputer.

Qëllimi i realizimit është krijimi i formave të reja të komunikimit personal dhe profesional më shumë se kurrë në kushtet e pandemisë ku komunikimi verbal ka pësuar tkurrje dhe ai virtual është në zgjerim.

Por do të përdoret edhe në kuadër të aspektit professional, me mbledhjet, ku prezenca e dikujt që është larg, do të ndjehet pothuajse njësoj.

Avantazhi thelbësor i “realitetit mix” ka qënë gjithnjë shembja e barrierave të kohës dhe vendit.

Sipas Alex Kipman, kreu i Departamentit Zhvillimor Holografik të Mikrosoft, tha se mund të ndjehesh vërtet me të tjerët në një mjedis të caktuar, edhe kur fizikisht je shumë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat