​Twitter së shpejti me një “Undo” për anulimin e postimeve

Teknologji

​Twitter së shpejti me një “Undo” për anulimin e postimeve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Twitter po punon për një tipar të ri, që do t’u jepte përdoruesve të tij një periudhë kohore të shkurtër për të rimenduar postimin e një cicërime, edhe pasi të kenë shtypur tastin e dërgimit, konfirmoi vetë kompania për CNN Business.

“Butoni “Undo” do t’u mundësojë abonentëve të fshijnë ose modifikojnë një cicërimë përpara se të postohet zyrtarisht në platformë”, tha kompania.

Duke qenë në fazën e testimit, ka mundësi që risia të mos lëshohet menjëherë, të paktën jo për të gjithë abonentët, ose më mirë pas një periudhe provë të zgjatur, siç është aktualisht rasti për “Spaces”, hapësirat-audio që synojnë të konkurrojnë me “ClubHouse”.

Me “Undo”, Twitter do të plotësojë atë që përdoruesit kanë kërkuar ndër vite, përkatësisht mundësinë fatale të redaktimit të tekstit të një postimi, edhe pas shpërndarjes.

Karakteristika i ngjan mjetit ekzistues të tërheqjes në Gmail, që mundëson tërheqjen e dërgimit të një emaili brenda 30 sekondave nga lëshimi origjinal.

Vitin e kaluar, “Twitter” paralajmëroi marrjen parasysh të një shërbimi pajtimi me mundësi ekskluzive, përfshirë një buton për të anuluar postimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat