Na vjen keq, por nëse po përdorni llogarinë e dikujt tjetër në “Netflix”, s’do të mund ta bëni më!

Teknologji

Na vjen keq, por nëse po përdorni llogarinë e dikujt tjetër në “Netflix”, s’do të mund ta bëni më!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:27
Netflix

Je nga ata persona që sheh Netflix “qyl”? Ia ke marrë llogarinë shokut/shoqes, kushërinjve apo partnerit/partneres?

Epo, platforma e famshme s’do të të lejojë ta bësh më këtë!

CNN raporton se gjiganti i transmetimit po teston një opsion të ri që mund ta ndihmojë atë të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit. Kështu, çdo përdorues duhet të verifikojë se është i autorizuar për të përdorur Netflix.

“Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogarinë e Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë,” tha një zëdhënës i Netflix.

Kështu, në llogarinë tuaj s’do të mund të futen persona të tjerë jashtë familjes.

Sapo një përdorues të futet në llogari, një opsion pop-up do të shfaqet në ekran dhe do t’i kërkojë atij të verifikojë llogarinë duke e konfirmuar me një tekst ose email.

Përdoruesit mund të zgjedhin ta verifikojnë më vonë, por pop-up do të shfaqet përsëri kur nuk e prisni, duke ju ndërprerë atë që kishit nisur të shihni.

Ky ndryshim që po planifikohet të bëhet është ende një provë, që po testohet për një numër të kufizuar përdoruesish. Në fakt, ky vendim për ndryshim u mor pasi numri i përdoruesëve të kësaj platforme u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat