Si ka ndikuar në mendjet e njerëzve, gjatë këtij viti, aplikacioni Zoom

Teknologji

Si ka ndikuar në mendjet e njerëzve, gjatë këtij viti, aplikacioni Zoom

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:37
Ilustrim

Është bërë më shumë se një vit që nga mbyllja e parë e Covid-19. Kjo do të thotë se shumë prej nesh kanë punuar nga shtëpia dhe kanë parë fytyrat e kolegëve të tyre vetëm nga ekrani. Zoom është bërë pjesë e rëndësishme e fluksit të sotëm të punës.

Por si ka ndikuar në turit tuaj aplikacioni që mundëson zhvillimin e konferencave dhe takimeve virtuale. Një analizë e Stanford, shpjegon shkaqet e Zoom në trurin e njeriut.

1. Mbijetesa “flight or fight”

Ai rrjet i fytyrave që krijohet në Zoom stimulon një takim ku përballemi me një hapësirë të vogël. Në situata të ngjashme, si në një ashensor, njerëzit ngulin sytë në tokë dhe shmngin konfrontimin e ngushtë. Por një thirrje në Zoom, t’i mund ta mbysësh dike me shikim, duke menduar se ata thjesht po shikojnë një aparat fotografik. Pra, stimulon një konfrontim she shkakton instinktet tuaj të “flight or fight”.

2. Sinjalet jo verbale virtuale

Ne nuk jemi mësuar të shoqërohemi në një mjedis si Zoom dhe të marrim sugjerime joverbale virutalisht. Plus, ndihemi kaq larg të tjerëve gjatë thirrjes duke bërë që njerëzit të flasin 15% më fort kur ndërveprojnë me video, në krahasim me ndërveprimet personale.

3. Pasqyrë e vazhdueshme dhe vetëvlerësim

Imagjinoni të keni një ndihmës që ju ndjek ngado me një pasqyrë në mënyrë që ju të shihni  vazhdimisht fytyrën tuaj. Nuk është narcizëm; është ajo që ndodh në çdo thirrje Zoom. Dhe nëse e shihni veten në atë kutinë e vogël që është fytyra juaj, nuk jeni të vetmit.  Vetëvlerësimi i vazhdueshëm mund t’ju bëjë më të stresuar dhe shkenca thotë se efektet janë më të këqija te gratë, duke i bërë ato të përjetojnë depresion.

4. Mbërthimi në kuti

Lodhja nga Zoom na mban të mbështjellë në kuti. Kjo mund të kufizojë aftësitë tona mendore. Ne qëndrojmë të qetë në mënyrë që të mos dalim nga korniza, dhe kjo bën që mendjet tona të veprojmë ndryshe sesa kur jemi në gjendje të lëvizim. Pra, video konferencat na ndalojnë të mendojmë jashtë kutisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat