Eksperti i kriptovalutave: Bitcoin mund të rritet deri në 300,000 dollarë

Teknologji

Eksperti i kriptovalutave: Bitcoin mund të rritet deri në 300,000 dollarë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:58
Bobby Lee

Bazuar në modelet historike, Bitcoin mund të shkojë deri në 300 mijë dollarë në tregun aktual.

Kështu është shprehur bashkëthemeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv i BTCC, Bobby Lee duke paralajmëruar se flluska do të shpërthejë pasi të arrijë kulmin dhe kriptovaluta mund të pësoj rënie për vite me radhë.

“Ciklet e tregut të Bitcoin vijnë çdo katër vjet dhe kjo është shumë e madhe. Unë mendoj se mund të shkojë me të vërtetë në mbi 100 mijë dollarë këtë verë”, tha Lee, i cili aktualisht është shefi ekzekutiv i Ballet.

“Dy prej këtyre ‘cikleve të tregut’ kanë ndodhur gjatë tetë viteve të fundit”, tha ai për CNBC, duke theksuar se, “e fundit ishte në 2017, kur çmimi i bitcoin u rrit në gati 20 mijë dollarë”.

Me fillimin e vitit, Bitcoin kishte vlerë rreth 30 mijë dollarë.

Lee ka sqaruar se nuk ishte i sigurt nëse historia do të përsëritet.

Sipas CoinMarketCap, akktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 57 mijë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat