Bllokohet Instagram-i, përdoruesit “dynden” në Twitter

Teknologji

Bllokohet Instagram-i, përdoruesit “dynden” në Twitter

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:24
Instagram

Është një nga aplikacionet më të përdorura të mediave sociale në të gjithë botën, por Instagram-i ka pësuar sërish probleme, duke u bllokuar për shumë përdorues në të gjithë botën.

Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, problemet kanë nisur rreth orës 15:10 të së martës.

60 përqind e personave kanë thënë se nuk i shfaqeshin postimet, ndërsa 22 për qind pretendonin se nuk futeshin dot në llogarinë e tyre.

Deri tani, ende nuk ka një reagim nga Instagrami për këto probleme. Shumë përdorues të prekur nga problemet kanë gjetur Twitter-in si vendin për të shfaqur irritimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat