Rrugët miqësore për mjedisin, tani i tregon “Google Maps”

Teknologji

Rrugët miqësore për mjedisin, tani i tregon “Google Maps”

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

“Google Maps” do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që llogariten se janë më miqësore me tokën, bazuar në një listë të faktorëve.

Kompania Google tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet emetim më i ulët i karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.

Google tha se ky tipar i aplikacionit do të nisë së pari në SHBA, më vonë këtë vit, dhe pastaj do të zgjerohet në tërë botën. Kjo karakteristikë e re në aplikacionin e navigimit është pjesë e angazhimit të kompanisë për të luftuar ndryshimin e klimës. Kur rrugët alternative janë dukshëm më të shpejta, Google do të ofrojë zgjedhje dhe do t’i lejojë përdoruesit të krahasojnë emetimin e karbonit.

Google, në pronësi të Alphabet, tha se përdor të dhëna të emetimeve bazuar në testime në lloje të ndryshme të makinave dhe llojeve të rrugëve, duke u mbështetur në njohuritë nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Qeverisë së SHBA-së (NREL).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat