Facebook do t'ua mundësojë njerëzve ta bëjnë publik vaksinimin përmes fotos së profilit

Teknologji

Facebook do t'ua mundësojë njerëzve ta bëjnë publik vaksinimin përmes fotos së profilit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:48
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se platforma sociale është duke krijuar një mundësi që të gjithë ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, të mund ta bëjnë këtë të ditur përmes një kornize në foton e tyre të profilit.

Zuckerberg ka thënë se kjo do të bëhet për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen pasi siç ka thënë, ata janë të prirë që të bëjnë diçka kur shohin të tjerët se e kanë bërë tashmë.

Ai ka premtuar se do ta bëjë publik vaksinimin e tij sapo të vaksinohet.

“Nëse duam ta mundim COVID-19, duhet që secili që mundet, të vaksinohet. Njerëzit janë të prirë të vaksinohen sapo të shohin shoqërinë e tyre, familjarët dhe njerëzit e tjerë që e kanë bërë këtë. Kështu, ne jemi duke krijuar një kornizë të profilit të cilën mund ta shtoni tek fotoja juaj e profilit në facebook, në partneritet me CDC dhe Departamentin Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, e përmes së cilës tregohet se tashmë jeni vaksinuar. Ne po ashtu, do t’ju shfaqim edhe në “News Feed-i” juaj, shoqërinë apo familjarët tuaj të cilët e kanë kryer vaksinimin. Edhe unë do të freskojë foton time të profilit sapo të vaksinohem, gjë të cilën po planifikojë ta bëjë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Shpresoj që secili ta bëjë këtë!”, ka shkruar Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat