E lënë prej vitesh në dollap, videoloja Super Mario shitet në ankand për 660 mijë dollarë

Teknologji

E lënë prej vitesh në dollap, videoloja Super Mario shitet në ankand për 660 mijë dollarë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një videolojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë.

Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën.

Shtëpia e ankandeve Heritage nga Dallasi, ka njoftuar se video-loja është shitur mbrëmë. Heritage ka bërë të ditur se është kopja më e mirë e video-lojës, për të cilën dihet se në mënyrë profesionale është vlerësuar për ankand.

Çmimi i shitjes ka tejkaluar pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë gjatë verës së kaluar për këtë lojë të prodhuar më 1987.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat