Facebook nis promovimin e vaksinës në platformë sociale, për të shtyrë përdoruesit të vaksinohen

Teknologji

Facebook nis promovimin e vaksinës në platformë sociale, për të shtyrë përdoruesit të vaksinohen

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Ata kanë filluar të vënë marketing dhe lajme më të shumta rreth vaksinës.

Facebook ka marrë iniciativën të shtyjë njerëzit të marrin vaksinën më shumë.

Kjo iniciativë ka nisur pasi që në rrjete sociale njerëzit janë duke marrë shumë informata të rreme në lidhje me vaksinën, duke i bërë njerëzit më të shqetësuar sa i përket marrjes së vaksinës.

Ata kanë nisur të japin informata rreth dobive që sjellë marrja e vaksinës në formë të reklamave.

Për shkak të frikës që kanë njerëzit kundrejt vaksinës, në shumë shtete ku vaksinimi është në dispozicion njerëzit ngurojnë të vaksinohen.

Imunizimi kundër koronavirusit është e vetmja mundësi që bota ka për tu kthyer në normalitet, dhe për sa kohë që njerëzit frikësohen kjo do të jetë e pamundur.

Prandaj mendohet se kjo fushatë nga mediat sociale do të ketë një shtysë pozitive drejtë vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat