Themeluesi misterioz i Bitcoin, kush është i pasuri që krijoi monedhën virtuale

Teknologji

Themeluesi misterioz i Bitcoin, kush është i pasuri që krijoi monedhën virtuale

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Bitcoin është monedha më e fuqishme virtuale. Ajo u krijua për herë të parë në vitin 2009.

Krijuesi misterioz i monedhës virtuale Bitcoin besohet se është një prej personave më të pasur të botës, me një pasuri prej 44 miliardë paund. Vlera e pasurisë së tij është rritur sidomos në muajt e fundit, kur Bitcoin theu rekorde historike.

Sipas listës së Forbes për personat më të pasur në botë, krijuesi i Bitcoin që vepron nën pseudonimin Satoshi Nakamato, renditet i 19-ti.

Nuk dihet shumë për të. Disa besojnë se ky emërtim është emër i koduar i grupit që ka themeluar Bitcoin, ndërsa të tjerë mendojnë se është një person i vetëm.

Sot në qarkullim janë 980 mijë Bitcoin, vlera aktuale e një monedhe të tillë është 63 mijë Dollarë. Vlera e tyre u rrit së fundmi pas investimeve nga kompani si Tesla dhe Mastercard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat