Microsofti do të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm në botë të parashikimit të motit

Teknologji

Microsofti do të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm në botë të parashikimit të motit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Zyra meteorologjike e Britanisë së Madhe së bashku me Microsoft do të ndërtojnë superkompjuterin më të fuqishëm të parashikimit të motit në botë.

Ato nënshkruan një marrëveshje multi-milionë funtesh për krijimin e këtij kompjuteri të avancuar i cili do të rrisë ndjeshëm saktësinë e parashikimit të motit.

Moti në Britani njihet për ndryshimet e tij të shpejta dhe ky superkompjuter do të parashikojë me saktësi stuhitë, shiun e madh apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Vendndodhja e saktë e këtij superkompjuteri nuk është bërë e ditur por pritet të vendoset në Anglinë e Jugut. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve do të jetë një prej 25 superkompjuterëve më të avancuar në botë dhe më i fuqishmi në Britani.

Ai do të hyjë në funksion në verën e vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat