“Apple” paditet për politikat “anti-konkurrencë” rreth aplikacioneve

Teknologji

“Apple” paditet për politikat “anti-konkurrencë” rreth aplikacioneve

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:10
Apple

Gjiganti amerikan “Apple” është përballur me padi shkaku i shkeljes të rregullave të Bashkimit Evropian të konkurrencës, lidhur me mënyrën se si e menaxhon platformën e saj online të aplikacioneve.

Kryesuesja e zyrtares së Rregullatorit të Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter se “konsumatorët janë duke humbur”.

Komisioni Evropian ka njoftuar se e kundërshton mënyrën se si “Apple” e drejton dyqanin e saj online për sa u përket platformave të ndërlidhura me muzikën dhe platformave të vetë kompanisë “Apple”, duke bërë të ditur se një gjë e tillë u kushton më shumë konsumatorëve dhe ua kufizon atyre zgjedhjet.

Si rrjedhojë, “Apple” përballet me një gjobë të majme dhe mund të shtrëngohet që t’i ndryshojë politikat e saj, po qe se argumentet e kompanisë nuk i bindin rregullatorët.

Në paralajmërimin e Rregullatorit të KE-së është përmendur, mes të tjerash, edhe praktika e kompanisë që i shtynë krijuesit e aplikacioneve që t’i shesin përmbajtjet digjitale, në mënyrë që të përdorin një sistem pagese që e ul tarifën për 30 për qind.

Hetimet e BE-së, të cilat janë iniciuar pas një ankese të kompanisë së mirënjohur për shërbime të muzikës “Spotity”, kanë treguar se shpenzimet shtesë janë duke u bartur te konsumatorët. Shqetësimi i dytë ka të bëjë me atë se “Apple” ua parandalon zhvilluesve të aplikacioneve që t’iu tregojnë përdoruesve për mënyrat më të lira të pagesave.

“Gjetjet tona preliminare kanë treguar se ‘Apple’ i kontrollon përdoruesit e pajisjeve ‘iPhone’ dhe ‘iPad’ nëpërmjet dyqanit ‘App Store’”, ka bërë të ditur Vestager. “Nëpërmjet rregullave të ashpra, të cilat i dëmtojnë shërbimet konkurruese, ‘Apple’ ua pamundëson përdoruesve që të kenë qasje në zgjidhje për muzikë dhe në këtë mënyrë e dëmton konkurrencën”.

Kompania “Apple” nuk është deklaruar lidhur çështjen.

Sipas Ligjit të BE-së për konkurrencë, kompanitë mund të gjobiten me një përqindje të fitimeve të tyre vjetore, në rast se vërehen shkeljet që në rastin e “Apples” mund të peshojnë deri në miliarda euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat