Amazon akuzon Trumpin për ndërhyrje politike

Teknologji

Amazon akuzon Trumpin për ndërhyrje politike

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:13
Amazon

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të përballet me gjykatën rreth një akuze të bërë nga kompania Amazon për ndërhyrje politike. Pengatoni kishte lidhur një marrëveshje 10-vjeçare për t’i garantuar siguri të lartë Departamentit të Mbrojtjes amerikane në rrafshin teknologjik. Amazon ishte konsideruar si favorit për të fituar mirpëo kontrata iu besua Microsoftit.

Amazoni pretendon se mospëlqimi i ish-presidentit Trump lidhet me themeluesin Jeff Bezos, që ndikoi në vendimin përfundimtar.

"Regjistrimi i ndikimit të papërshtatshëm nga ish-Presidenti Trump është shqetësues dhe ne jemi të kënaqur që Gjykata do të shqyrtojë ndikimin e jashtëzakonshëm që kishte në dhënien e kontratës JEDI," tha një zëdhënës i Amazon në një deklaratë.

Sidoqoftë, një zëdhënës i Microsoftit këmbënguli që vendimi i ri "ndryshon pak".

"Jo një herë, por dy herë, stafi profesional i prokurimit në DoD zgjodhi Microsoft pas një rishikimi të plotë. Shumë klientë të tjerë të mëdhenj dhe të sofistikuar bëjnë të njëjtën zgjedhje çdo javë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat