Facebook, 5 milionë dollarë për gazetarët

Teknologji

Facebook, 5 milionë dollarë për gazetarët

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Facebook ka deklaruar se do të kontribuojë me 5 milion dollarë për të paguar gazetarët lokalë si pjesë e platformës së saj të re botuese. Kjo do të ndihmojë shkrimtarët e pavarur të tërheqin audiencë dhe të fitojnë të ardhura përmes rrjetit të mediave sociale.

Iniciativa është pjesë e përgjigjes së Facebook si tendencë e dërgimit të shtypit nëpërmjet emailit dhe përqendrohet tek reporterët “të cilët shpesh janë zëri i vetëm që mbulon një komunitet të caktuar”, ka bërë të ditur kompania.

Platforma e botimit do të integrohet me Facebook Pages dhe do të përfshijë një mjet falas botues për gazetarët për të dërguar lajme apo krijuar faqen e tyre të internetit.

Përparësia do t’u jepet reporterëve që planifikojnë të mbulojnë publikun me ngjyrë në vendet që nuk kanë një burim ekzistues të lajmeve. Gazetarët do të të fitojnë para shtesë nga botimi i artikujve duke filluar me pajtimet ku secili shkrimtar mund të vendosë çmimin e tij.

Emily Bell, drejtoreshë e Qendrës Tow për Gazetari Dixhitale në Columbia, shkroi në Twitter se Facebook është përdorur si një mjet për të shtypur reporterët në të gjithë botën të cilët nuk janë paguar mirë.

Rrjeti social ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar me industrinë e lajmeve e fundit ishte përplasja me qeverinë australiane rreth pagesës së mediave dhe përmbajtjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat