Më 5 maj Facebook publikon vendimin rreth pezullimit të llogarisë së Trump

Teknologji

Më 5 maj Facebook publikon vendimin rreth pezullimit të llogarisë së Trump

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Bordi i pavarur i mbikëqyrjes së Facebook-ut njoftoi se më 5 maj do të publikojë vendimin nëse do të mbështesë pezullimin e pacaktuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë e mediave sociale si dhe Instagrami.

Facebook ia ndaloi Trumpit që të ketë qasje në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për shkak të trazirave të  dhunshme pas sulmit të 6 janarit nga mbështetësit e tij në Capitol Hill. Pastaj, çështja iu dërgua bordit mbikëqyrës, raporton Reuters.

Bordi i themeluar nga Facebook iu përgjigj kritikave mbi përmbajtjen problematike ku thuhet se nga mesi i prillit ishte zgjatur shumë periudha e komenteve publike mbi çështjen në fjalë.

Gjithashtu, ky bord pati njoftuar se çështja Trump mori mbi nëntë mijë komente, më shumë se çdo rast tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat