Siguroni të dhënat tuaja në telefon me vetëm këta 4 hapa

Teknologji

Siguroni të dhënat tuaja në telefon me vetëm këta 4 hapa

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Përtej dashurisë që kemi për telefonin, e dimë mirë sa na rrezikohet privatësia aty. Mjafton një gabim dhe gjërat e tua personale nuk janë më të tuat. A ka diçka që mund ta bëjmë për ta parandaluar këtë?

Gjithë këshillat më poshtë!

1. Mos dërgoni kurrë para te dikush që pretendon se është miku apo i afërmi juaj.

E zëmë se një miku juaj ju telefonon nga numri i përhershëm dhe ju thotë se ka nevojë për para. Gjëja e parë që duhet të bëni është të përqëndroheni tek zëri i tij. Nëse keni dyshime, mbyllni telefonin dhe merrni shokun tek numri i përhershëm dhe pyetini nëse ishin ata që ju telefonuan.

2. Mos e kariko telefonin në vende publike.

Asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh, prandaj mos rrezikoni. Zgjidhni më mirë të qëndroni pa bateri.

3. Fshini gjithnjë historinë e kërkimeve

Hacker-at zakonisht do të përdorin të dhënat e ruajtura për të zbuluar fjalëkalimet tuaja. Detaje që lidhen me llogarinë bankare, adresat të cilat kërkon më shpesh etj. do t’i ndihmonin ta arrinin qëllimin e tyre edhe më shpejt. Prandaj, mos harroni kurrë të fshini gjurmët.

4. Mos e lër Bluetooth-in gjithë ditën hapur.

Jo vetëm që ju jep lehtësisht akses hacker-ave, por mund edhe të rrezikosh marrjen e viruseve të cilat do t’i jepnin fund përgjithmonë telefonit tuaj brenda pak sekondash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat