Sekretet e Messenger-it që nuk i njihnit deri më sot

Teknologji

Sekretet e Messenger-it që nuk i njihnit deri më sot

Më: 11 maj 2021 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Messenger tani është një nga platformat më të njohura të bisedave së bashku me Viber dhe WhatsApp. Ajo që shumë nuk e dinë, është se mund t’ju ofrojë shumë më tepër shërbime të fshehura, sesa mund të imagjinoni.

Shikoni katër gjërat që ofron Messenger që me shumë mundësi mund të mos i dini të gjitha:

1. Mesazhe me efekte

Këto janë efekte që ju lejojnë të shtoni ndjenjë vizuale në mesazhin tuaj nëpërmjet efekteve të animuara. Pasi ta keni shkruar mesazhin, shtypni butonin që do shfaqet afër mesazhit. Atje mund të zgjidhni midis një tërësie efektesh.

2. Opsioni i zhdukjes së mesazheve

Opsioni i zhdukjes së mesazheve i është shtuar messenger-it, kohët e fundit.  Zgjidhni funksionin ku mesazhet e shfaqura zhduken pas një ore, që ju e caktoni, ose kur të mbyllni bisedën.

3. Përgjigjet ndaj mesazheve individuale

Përveç përgjigjeve klasike, në rast se nuk  dini t’i përgjigjeni drejtpërdrejt një mesazhi specifik në bisedën, atëherë ju mund t;i përgjigjeni një mesazhi specifik, duke ruajtur kështu rrjedhën e bisedës suaj.

4. Ngjitëse (emoji) selfie

Ju mund të krijoni një seri ngjitjesh (emoji-sh)  boomerang me selfie-n tuaj për ta përdorur atë në bisedë./oranews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat