A po pastrohen para me monedha virtuale? Përdoruesi i Bitcoin tregon si mund të fitosh përmes teknologjisë

Teknologji

A po pastrohen para me monedha virtuale? Përdoruesi i Bitcoin tregon si mund të fitosh përmes teknologjisë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:02
Ilustrim

Kritpomonedhat ose e njohur ndryshe si monedhat virtual kanë gjetur një përdorim të gjerë në të gjithë globin përfshirë edhe Shqipëri.

Por cila është  rrezikshmëria që vjen nga përdorimi i tyre, cila është metoda për përdorimin e kësaj teknologjie dhe a po përdoret kjo mënyrë për pastrimin e parave?

"Janë monedha virtuale të cilat shërbejnë për të kryer një transaksion nga një person A në një person B pa pasur ndërmjetës një autoritet financiar siç jemi mësuar në ditët e sotme ët cilat janë banka. Duhen disa pajisje të cilat i vendos në prizë, i lidh me internetin dhe ato vazhdojnë punën. Harxhon një sasi të konsiderueshme energjie elektrike dhe për këtë arsye quhen edhe të paligjshme sepse pjesa më e  madhe e vjedhin energjinë, por kjo mënyra se si prodhohen ato nuk quhet e paligjshme. Duhet të kesh shumë kujdes në investimin që bëjnë. Duhet të lexojnë ose duhet të hedhin shuma të vogla të cilat edhe nëse i humbin nuk i prishet punë," tha eksperti.

Rtv Ora ka siguruar një intervistë më një përdorues të kriptomonedhës. Personazhi ynë na tregon mënyrën se si vepron për të fituar para përmes kësaj tekonologjie.

"Nëpërmjet kriptomonedhave është një program që e njohin shumica e të rinjve. Është metaTrade5 ose metaTrade4. Është program i cili ti investon para dhe me anë të saj mund të bësh exchange në jetën reale. Aty mund të blesh ose të shesësh euron ose bitcoin e cila është e pamundur ta marrësh në jetën reale sepse kushton 48 mijë dollarë, kurse aty mund ta blesh edhe ta mbash atë, por që nuk e mban dot si monedhë reale por të konvertohet me anë të lekëve. Janë të rralla ata që i bëjnë këto gjëra, sidomos në Shqipëri është e pamundur t'i identifikosh ata," thotë përdoruesi.

Disa pajisje të tilla për prodhimin e monedhave virtuale dolën në dritë pas vrasjes së Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema.

Polica gjatë kontrollit të zonën zbuloi së në katin e dytë të kësaj godine ishin instaluar kompjutera të cilët pas verifikimit u zbuluan se kishin të bëjnë më prodhimin e monedhës virtuale.

Agjentët e krimit kibernetik zbarkuan ne vendngjarje ku sipas burimeve ka filluar një hetim ne lidhje me këto pajisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat