TikTok prezanton mundësinë e blerjes përmes aplikacionit të tij

Teknologji

TikTok prezanton mundësinë e blerjes përmes aplikacionit të tij

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Hapi tjetër i TikTok në mënyrë që të konkurrojë me Facebook do të jetë prezantimi i opsionit për të blerë përmes aplikacionit.

Bloomberg shkruan se TikTok po teston shitjet në Evropë përmes aplikacionit të tij pasi ka bërë partneritet me disa marka, përfshirë kompaninë britanike të veshjeve Hype.

TikTok më parë bëri lëvizje në këtë drejtim duke u integruar me Teespring, një partneritet me Shopify, dhe tani po punon për një lloj produkti video të drejtpërdrejtë.

Ky prototip i ri tingëllon pak si blerja në Instagram me një skedë të veçantë blerjesh nën profilin e markës që përmban një listë të produkteve me foto dhe çmime.

Hapi i ri i TikTok mund të jetë i suksesshëm sepse gjatësia e klipeve në këtë platformë është perfekte për reklamim.

Një gjë është e sigurt, TikTok dëshiron të përfitojë nga statusi i tij dhe ta përdorë atë për rritje të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat