TikTok: Filtri i përmbysur po dëmton shëndetin e të rinjve

Teknologji

TikTok: Filtri i përmbysur po dëmton shëndetin e të rinjve

Më: 16 maj 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Tani për tani në TikTok, njerëzit nuk janë fiksuar një produkti të ri kozmetik, një kërcimi, truku bukurie, apo një sfide, ata janë fiksuar pas analizimit të “papërsosmërisë” së fytyrave të tyre. E gjithë kjo falë një filtri viral.

Filtri që tregon reflektimin tuaj të pasqyruar – ose më qartë tregon si ju dukeni te njerëzit e tjerë – tani ka mbi 316 milionë shikime në hashtag dhe mijëra video nga përdoruesit që e provojnë atë. Disa njerëz befasohen nga simetria e fytyrës së tyre, ndërsa të tjerët tronditen nga sa e ndryshme është pamja e tyre kur vendosin dhe heqin filtrin.

“Kam qarë në shtratin tim për orë të tëra pasi kam përdorur këtë filtër,” shkroi një përdoruese. Një tjetër tha: “Tani e di pse askush nuk mendon se jam e bukur”.

Edhe pse mjekët pretendojnë se është gati e pamundur të kesh simetri të përsosur të fytyrës, filtri i përmbysur (inverted filter) në TikTok duket se po dëmton vetëbesimin e njerëzve dhe shëndetin e tyre mendor.

Më poshtë disa ekspertë tregojnë pse ndodh kjo.

Si funksionon filtri i përmbysur

Ndërsa filtri i përmbysur nuk e ndryshon pamjen tuaj në asnjë mënyrë, ai po luan me perceptimin tuaj për veten, thjesht duke jua treguar atë në një mënyrë që zakonisht nuk mund ta shihni.

“Ajo që të gjithë të tjerët shohin kur të shikojnë, është e kundërta e asaj që sheh të pasqyruar në pasqyrë,” tha për POPSUGAR Azza Halim, një anesteziolog dhe estetist i certifikuar nga Florida. “Kur shikoni veten në një pasqyrë, ju shihni një ‘imazh të pasqyruar’, kështu që në sytë tuaj kjo është pamja normale që prisni të shohin të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat