Sulmi kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez shtynë mijëra vizita e trajtime mjekësore

Teknologji

Sulmi kibernetik në sistemin shëndetësor irlandez shtynë mijëra vizita e trajtime mjekësore

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Sistemi shëndetësor i Irlandës ende po përballet me vështirësi për të rikthyer kompjuterët dhe të trajtojë pacientët, katër ditë pasi i gjithë sistemi i TI-së kishte rënë në përpjekje për t’iu përgjigjur një sulmi kibernetik.

Mijëra vizita diagnostikimi, trajtime të kancerit dhe operacione janë anuluar apo shtyrë që nga sulmi kibernetik të premten. Autoritetet kanë thënë se qindra njerëz janë vënë në punë për ta bllokuar sulmin, por mund të jenë në pyetje javë para se sistemi shëndetësor të rikthehet në normalitet.

Autoritetet po prioritizojnë sistemet që përfshijnë klinikat për diagnostikimin e shëndetit, si radiologjia, radioterapia dhe shërbimi i të sapolindurve, shkruan AP.

Sulmi kibernetik po ashtu ka bllokuar edhe sistemin për pagimin e punëtorëve shëndetësorë.

Asociacioni i Emergjencave dhe Mjekësisë i Irlandës u ka bërë thirrje njerëzve të mos shkojnë në emergjencat e spitaleve, përveç kur me të vërtetë kanë raste urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat