Sistemi operativ i Huawei po vjen tek smartfonët

Teknologji

Sistemi operativ i Huawei po vjen tek smartfonët

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:43
Huawei

Një përditësim në HarmonyOS, sistemi operativ i zhvilluar nga Huawei, do të thotë se tashmë mund të instalohet në një gamë të gjerë produktesh, përfshirë smartfonët.

Sistemi operativ për smartfonët do të debutojë më 2 Qershor. Vendosja e Huawei në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar bllokoi Huawei nga përdorimi i platformës Android të Google dhe si rezultat aplikacioneve jetike si Gmail.

Megjithatë Huawei thoshte se nuk e konsideronte HarmonyOS si një zëvendësim të Android i cili gjendet i instaluar në 85.4% të smartfonëve të shitur.

Pjesën tjetër të tregut e ka Apple iOS prej 14.6% sipas firmës analitike IDC. Deri më sot HarmonyOS ka qenë i disponueshëm vetëm në disa televizorë inteligjentë.

Sanksionet Amerikane nuk ja ndaluan Huawei përdorimin e Android, por i kufizuan funksionalitetet.

Sipas agjencisë Kineze të lajmeve Xinhua, Huawei pret që afro 300 milionë pajisje të kenë sistemin operativ HarmonyOS deri në fund të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat