Milioneri i teknologjisë, i cili ishte braktisur kur kishte vetëm dy ditë jetë

Teknologji

Milioneri i teknologjisë, i cili ishte braktisur kur kishte vetëm dy ditë jetë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:10
Freddie Figgersi

Freddie Figgersit i ishte dhënë kompjuteri i parë në moshën 9-vjeçare. Ndonëse kompjuteri ishte i vjetër dhe nuk punonte aq mirë, ky ishte momenti kur Freddie kishte ndjerë dashurinë e parë për teknologjinë, gjë që më pas e çoi atë drejt një zbuluesi, ndërmarrësi dhe një milioneri të telekomit.

“Mos lejoni që rrethanat e jetës të përcaktojnë atë se kush jeni”, është këshilla e tij, tani që ai është një 31-vjeçar shumë i suksesshëm në fushën e teknologjisë.

Freddie ishte braktisur qysh kur ishte foshnje nga nëna e tij biologjike. Ai ishte hedhur nga e ëma e tij pranë një kontejneri të mbeturinave por fatmirësisht një çift e kishte gjetur dhe e kishte adoptuar.

Image

Babai i tij, Nathan Figgers ishte një punëtor krahu ndërkaq Betty Mae Figgers ishte punëtore ferme. Ata jetonin në një komunitet rural në Floridën Veriore. Ndonëse ata kishin edhe fëmijët e tyre, ata kishin vendosur të adoptonin Freddien kur kishte vetëm dy ditë që kishe ardhur në jetë.

Freddie ka thënë se ata i kanë dhënë atij gjithë dashurinë e mundshme mirëpo ka rrëfyer se si fëmijët e tjerë e kanë bullizuar duke e quajtur “fëmijë të braktisur”.

Kur Freddie ishte vetëm nënë vjeç, prindërit që e kishin adoptuar kishin vendosur t’i blinin një dhuratë, dhe ishte pikërisht një kompjuter i vjetër, dhuratë kjo, që u bë pikënisje për arritje të madhe në jetën e tij. Ai tregon se si kompjuteri nuk i ndizej dhe çfarë kishte bërë për ta ndezur atë.

“Po shikoja përreth kompjuterit dhe pashë kondensatorë që ishin të prishur. Mora pjesë të radios së gjyshit dhe orës dhe i vendosa në tabelën e qarkut. Pas rreth 50 tentimeve, kompjuteri më në fund u ndez dhe në këtë momente e dija se do të doja të punoja gjithë jetën me teknologjinë”, është shprehur Freddie.

Image

Kështu ai kishte nisur të vepronte edhe në shkollë, derisa një prej mësuesve të tij e kishte vërejtur talentin që kishte dhe i kishte kërkuar që bashkë me prindërit të zhvendosej në qytet për të funksionalizuar kompjuterë të tjerë që ishin prishur, shkruan BBC. Disa vite më vonë, një kompani që dëshironte të krijonte një program për të matur presionin e ujit në qytet ia kishte dhënë mundësinë Freddiet për ta bërë këtë, për një shumë prej 600,000 dollarëve. Më vonë kur babai i tij Nathan ishte prekur nga sëmundja e Alezheimerit, Freddit kishte bërë një shpikje tjetër për të kontrolluar vendndodhjen e të atit, i cili zhdukjen dhe nuk dihej se ku ishte.

Në vitin 2011, në moshën 21-vjeçare, Freddie ishte bërë operatori më i ri i telekomit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke hapur kompaninë “Figgers Comunications”. Përmes kompanisë së tij, Freddie më vonë ka bërë edhe shpikje të tjera të cilat ua kanë lehtësuar jetën shumë njerëzve në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat