Disa ueb-faqe të mëdha në botë, jashtë funksionit

Teknologji

Disa ueb-faqe të mëdha në botë, jashtë funksionit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:08
Logo e kompanisë së shitjeve online, Amazon.

Disa faqe të internetit në të gjithë botën janë aktualisht jashtë funksionit.

Media të mëdha, si BBC, Financial Times, Guardian, New York Times, Bloomberg, CNN dhe Le Monde, njoftuan se ueb-faqet e tyre nuk punojnë.

Probleme raportoi edhe ueb-faqja e shitjeve online Amazon.com dhe ueb-faqja e Qeverisë britanike gov.uk.

Uebfaqet e prekura shfaqin mesazhin: “Error 503 Service Unavailable” (Gabimi 503, shërbimi nuk është në dispozicion).

Raportet e hershme sugjeruan se ndërprerjet mund të kenë lidhje me ofruesin e shërbimeve Fastly, i cili përforcon shumë faqe të mëdha në internet.

Fastly tha se është duke hetuar problemin me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes..REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat