WhatsApp nis fushatën promovuese në shtimin e sigurisë

Teknologji

WhatsApp nis fushatën promovuese në shtimin e sigurisë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:37
WhatsApp

WhatsApp ka nisur fushatën e parë promovuese për t’u përqendruar në sistemin e privatësisë në Britaninë e Madhe. Aplikacioni thuhet se është duke përcjellur reagimet e klientëve ndaj ndryshimeve të reja në kushtet e përdorimit.

Platforma thotë se po qëndron e palëkundur përballë presionit të qeverive, përfshirë Britaninë, për të bërë kompromis në mënyrën e kriptimit të mesazheve.

“Autoritetet duhet të kërkojnë më shumë siguri. Hapi i parë për t’i mbajtur njerëzit të sigurt është që të keni një siguri të fortë dhe ne mendojmë se qeveritë s’duhet të përpiqen t’i inkurajojnë kompanitë e teknologjisë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë shefi i WhatsApp, Will Cathcart, shkruan BBC.

Fushata e marketingut është vendosur të zhvillohet anembanë botës, duke nisur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat