Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Teknologji

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Microsoft sapo ka njoftuar një datë për t’i dhënë fund mbështetjes për sistemin e saj aktual operativ Windows 10.

Sipas mediave të huaja, dita e saj e fundit është 14 tetor 2025, kur versionet: Home, Pro, Pro Education dhe Pro për Workstations do të mbeten pa mbështetje.

Kjo do të thotë që Windows 10 dhe të gjitha versionet e tij, për Microsoft, do të pushojnë së ekzistuari pas një cikli jetësor prej saktësisht 10 vjetësh.

Ndryshe, Windows 10 mori azhurnimin e fundit (versioni 21H1) në maj, dhe informacioni ka ardhur nga Microsoft në ditët e fundit se “gjenerata e re e Windows” do të mbërrijë më 24 qershor, pra javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat