Kompjuteri i parë kuantik në Evropë prezantohet në Gjermani

Teknologji

Kompjuteri i parë kuantik në Evropë prezantohet në Gjermani

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:45
Kompjuteri i parë kuantik

Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi sot kompjuterin e parë kuantik të instaluar në Gjermani nga gjigandi amerikan i kompjuterëve IBM, ndërsa Evropa është aktive në avancimin e kësaj teknologjie premtuese.

Kompjuteri "Q System One" u instalua pranë Stuttgart në bashkëpunim me ekspertë gjermanë dhe ka punuar që nga prilli. Ai është kompjuteri i parë kuantik i grupit IBM jashtë SHBA.

"Gjermania është ndër më të mirat në kërkimin e teknologjisë kuantike dhe synon të mbetet e tillë," tha kancelarja, e cila shkroi një tezë mbi kiminë kuantike gjatë studimeve të saj.

Teknologjia kuantike përdoret për kompjuterë shumë të fuqishëm për shkak të vetive fizike të grimcave jashtëzakonisht të vogla. Në vend të "bitëve" të përdorur për kompjuterët klasikë, bota kuantike përdor "qubit" që mund të bëjnë disa gjëra paralelisht dhe shumë shpejt.

Megjithëse teknologjia kuantike është ende në fazën eksperimentale, një ditë ajo mund të bëjë të mundur zgjidhjen e çështjeve që janë shumë komplekse për kompjuterët aktualë në një kohë rekord. Franca dhe Gjermania synojnë të jenë ndër liderët në këtë fushë.

Autoritetet franceze njoftuan investime prej 1.8 miliardë eurosh për pesë vjet në janar dhe Gjermania do të ndajë dy miliardë për ndërtimin e një kompjuteri kuantik deri në vitin 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat