Revolucioni i tretë Industrial, Printimi 3D

Teknologji

Revolucioni i tretë Industrial, Printimi 3D

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Pas çdo vështirësie, fshihet një mundësi e jashtëzakonshme‘ kjo thënie nga shkencëtari Albert Ajnshtajn, si duket është shndërruar në udhërrëfyes për Korporatat e njohura globale, të gjitha pa përjashtim, Apple, Google, Netflix, Amazon, Tesla e deri tek Pfizer…shumëfishuan fitimet gjatë krizës aktuale, përderisa njëra ndër industritë më produktive, del të jetë printimi 3D, edhe pse jo aq fitimprurëse sa korporatat e cekura, por e cilësuar nga Mckinsey si e ardhmja e prodhimit në masë!

Përderisa transformimi digjital, inteligjenca artificiale, dhe automatizimi i shërbimeve, do jenë shtyllat kryesore të zhvillimit global, dhe mënyra e re e të bërit biznes, 3D vetëm se ka filluar të zhvillohet gradualisht, dhe pikërisht kriza aktuale, e rikthen rëndësinë e printimit 3D, i njohur edhe si ‘revolucionin i tretë industrial’ (Markillie, 2012)

Kujtojmë gjendjen e sistemit shëndetësor vitin e kaluar, jo vetëm mjetet esenciale mungonin, BLOOMBERG na rikujton se i tërë sistemi global i furnizimeve kolapsoj, transporti ajror, rrugor dhe ujor, parashikimet ishin te errëta për ekonominë globale, megjithatë ishte 3D ajo e cila bëri dallimin, duke ri-funksionalizuar prodhimtarinë në masë.

Por si përfunduam në ‘mëshirën’ e inovacionit të harruar, duhet të kthemi tek vet gjeneza e printimit 3D!

Konsideruar si një ‘inovacion disruptiv’ (Christensen 2011) vite më parë 3D si fenomen, shfaqet në treg, përmes imitimeve dekorative, e deri tek vet prodhimi i armës. Pikërisht dështimi në harmonizime ligjore (si ne rastin e dronëve) paraqitet si pengesë për konsumatorët, fill pastaj në treg fillon të qarkullojë arma e prodhuar nga 3D printeri Stratasys Dimension SST 3D kjo ndryshoi çdo gjë, duke bërë që i tërë inovacion të vihet në pikëpyetje, por pandemia ri-kthen trendin 3D, dhe jo vetëm, bazuar në të gjeturat nga Deloitte

Por, si stagnoi 3D në fillim, indikacionet i hasim tek arma ‘ Liberatodor’ kjo armë, jo vetëm që u tregua e suksesshme, (si prototip) por për një kohë të shkurtër u shkarkua nga mbi 100.000, persona në internet, duke bërë që tregu ta humb kontrollin, dhe ligji përfundon në dorën e ‘Netizenve’ ..çështja shkon aq larg sa, kemi arrestimin e parë për prodhim të armës 3D, Japonezi Yoshitomo Imura, konfirmon Forbes.

Padyshim, fenomeni 3D ka tërhequr dy kontradikta paralelisht, inovacionin dhe polemikat ligjore, duke sfiduar ligjet e tregtisë së lirë, dhe duke bërë që bizneset të hezitojnë bashkëpunimin.

Por ku jemi sot me zhvillimin e 3D, me shkas, kam përzgjedhur disa raste, që të kuptojmë seriozitetin dhe rolin e 3D industrisë në rimëkëmbjes globale, veçoj;

• Organovo dhe L ‘Oreal; një bashkëpunim mes biznesit inovativ dhe brendi prestigjioz për kujdesin e lëkurës, ne bazë të marrëveshjes, të dy firmat do të kontribuojnë përmes teknologjisë se avancuar, duke siguruar prodhimin e qelizave të lëkurës, (imitimin e lëkurës njerëzore) për testimet e produkteve te L’oeral (para lansimit në treg) një koncept futuristik, por që rezulton të jetë një ndër bashkëpunimet e para të këtij lloji, për ti hapur shtigje bashkëpunimit në sektorin aeronautikës, dental dhe automobilistik

Efikas dhe inventivë në dizajn, 3D bizneset shënojnë rritje të jashtëzakonshme, gjatë vitit 2020, dh performancë mbresëlënëse në bursën Nasdaq ku spikasin;

• Nano Dimension [NNDM]
• Desktop Metal [DM]
• 3D system corporation [DDD]
• Stratasys Ltd [SSYS]

Rritja e produktivitetit, duke ulur koston, 3D cilësohet nga ekspertët e fushës Terry Wohler,dhe Cathy Wood si e ardhmja e prodhimtarisë në masë, ndërsa kompanitë si ‘Nanodimension’ dhe Stratasys Ltd kanë formalizuar marrëveshjet për furnizime me pjesë për auto-prodhuesit më serioz në treg si; GM, BMW, Toyota, Telsa

Përderisa, kompanitë si 3D Sys Corp dhe Desktop Metal janë pjesë e tregut të digjitalizuar dentar, specifikisht ortodontisë, ku sipas raporteve të fundit financiare këto biznese shërbyen me sukses mbi 10 milion kërkesa gjatë vitit 2019/20

Edhe në Kosovë, në ordinancat stomatologjike që i vizitova për tu njohur sa me afër me përdorimin e produkteve 3D, rekomandimet dhe implementimin nga ana e stomatologeve e deri tek njohuritë e klientëve, mund te konstatojë se çdo ordinancë ka në dispozicion 3D produkte (nga distributor të ndryshëm) dhe të gjithë, pa përjashtim pohuan, në pyetjen se a janë te rekomanduara dhe cilësore këto produkte, si rrjedhojë duke marr parasysh edhe çmimet me të ulëta (në krahasim, me ato regjionale për shërbime dentalë) kjo bënë stomatologjinë lokale, një treg me potencial të jashtëzakonshëm, me formulën magjike të tregut kapitalist; cilësi, shërbime, dhe kosto.

Por kjo nuk është e tëra, edhe industria e ndërtimi po sfidohet seriozisht nga printimi i avancuar 3D, e vlerësuar si një zgjidhje ekologjike për ndërtim të shpejtë dhe luksoz, siç kemi rastin në Eindhoven, Holandë me ndërtimin e shtëpisë se parë prej betoni, krejtësisht në 3D, projekti i parë komercial në botë i bazuar në 3D. Projekt i njohur si ‘Millenial Home’ do shërbej si një atraksion turistik, duke synuar zgjerimin e prodhimit, në të ardhmen!

Konkluzion;

Fundi i pandemisë duket afër, por kaosi në të cilin gjendet tregu, prodhimtaria dhe distribuimi është larg nga e dëshiruara, por çfarë do të ndodhë me trendët që u aktualizuan gjatë izolimit shoqëror!? do të adaptohemi ‘me normalitetin e ri’ dhe ndryshimeve në tregun e veturave elektrike, shtëpive ekologjike, prodhimtarin e avancuar 3D, dhe me vet distancimin dhe digjitalizimin shoqëror!, do vazhdojmë akoma me Zoom dhe Netflix! apo do kthehemi në kinema dhe kafene? …këtë do e kuptojmë, derisa procesi i vaksinimit të përfundoj, e deri atëherë të përgatitemi për një jetë…pa maska!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat