Përhapet konspiracioni ‘Tupaku i gjallë’ teksa video e TikTok merr 800,000 shikime

Teknologji

Përhapet konspiracioni ‘Tupaku i gjallë’ teksa video e TikTok merr 800,000 shikime

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 20:42
I verteti majtas, sozia i TikTok djathtas

Një përdorues i TikTok thotë se “kopja origjinale” e reperit amerikan Tupac Shakur duke nxitur sërish konspiracionet se muzikanti problematik është gjallë, 25 vjet pasi u vra në Las Vegas.

Reperi legjendar Tupac Shakur vdiq në 1996 por prej atëherë shumë ‘teori konspiracioni’ në internet pretendojnë se është gjallë ose “një ditë do të rikthehet”.

Tupaku tragjik ishte vetëm 25 vjeç kur u qëllua për vdekje me armë nga një makinë në Las Vegas, teksa ishte kthyer në një nga reperët më me influencë në SHBA.

Tanimë një përdorues i TikTok ka bindur disa nga ndjekësit e tij se ai vetë është Tupaku i gjallë, teksa poston video të vetes ku thotë se është kopja binjake e muzikantit të ndjerë.

Në imazhet e postuara ai thotë: “Kur njerëzit të afrohet e të thonë se dukesh njëlloj si 2pac. Çfarë u përgjigjesh?”

Ai më pas rehatohet në një divan dhe afron objektivin në fytyrën e tij duke bërë një shenjë v-me gishta.

Ngjashmëria e tij me artistin e hitit “All Eyez On Me” ka habitur shumë shikues dhe video është pëlqyer e komentuar mijëra herë nga fansat.

Një përdorues komentonte: “Ti je kopja e tij origjinale! Shko luaj një film të fitosh para!”

Po ashtu dhe një i dytë: “Wow! E dija që Tupac do të rikthehej! Kështu flitej qëkur isha në shkollë”.

Ndërsa të tjerë përdorues thonin se pamjet ishin një iluzion filtrash videografikë.

Njerëzit përmendnin se nëse Tupac do të ishte ende gjallë, do të ishte më shumë se 50 vjeç dhe do të dukej shumë më i ri sesa njeriu në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat