Dyqanet online vinë në aplikacionin WhatsApp

Teknologji

Dyqanet online vinë në aplikacionin WhatsApp

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:54
WhatsApp

Facebook do të zgjerojë funksionalitetin e dyqaneve edhe në aplikacionin WhatsApp në disa vende të botës.

Ishte vetë CEO i Facebook Mark Zuckerberg i cili paralajmëroi tre përditësime të reja që po vinë: Shops në WhatsApp dhe Marketplace, Shops Ads dhe Instagram Visual Search.

Përtej Shops në WhatsApp, Shops Ads është një eksperiencë e personalizuar bazuar në sjelljet individuale të njerëzve kur bëjnë pazar në mënyrë që tu ofrohen produkte që blejnë zakonisht.

Gjiganti i medias sociale lançoi Shops vitin e kaluar si një mënyrë ku njerëzit mund të blejnë produkte direkt në Facebook dhe Instagram. Aktualisht janë mbi 300 milionë vizitorë dyqanesh dhe 1.2 milionë dyqane aktive.

Në muajt në vijim kompania tha se do të testojë një mjet të inteligjencës artificiale quajtur “visual search” ku përdoruesit mund të klikojnë sendet në fotot e Instagram dhe të gjejnë produkte të ngjashme në dyqane të tjera.

Me këtë mjet përdoruesit mund të kërkojnë sende duke ngarkuar fotot e tyre. Facebook nuk është kompania e parë që përdor këtë teknologji sepse janë emra të tjerë si Cadeera, Donde Search dhe Stye.ai.

Rrjeti social premtoi edhe një mjet të realitetit të shtuar ku përdoruesit mund të provojnë sendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat