FIFA 2022 sjell më shumë realitet

Teknologji

FIFA 2022 sjell më shumë realitet

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:25

EA prezantoi FIFA 22, një lojë e cila do të vijë me sistemin e ri “HyperMotion” që ofron animacione më reale në PlayStation 5, Xbox Series X/S ose Google Stadia. Teknologjia vë në përdorim machine learning për të prodhuar animacione në kohë reale dhe krijuar lëvizje më organike.

Loja po vjen në PS4, Xbox one dhe PC. FIFA 22 Legacy Edition do të vijë në Nintendo Switch. Por teknologjia e re e inkoporuar nuk është e vetmja risi e kësaj loje.

EA ka rimodeluar sistemin e portierëve, ka sjellë një eksperiencë të re krijimi klubesh në Career Mode dhe reimagjinuar Volta Football dhe FIFA Ultimate Team Heroes.

FIFA 22 do të debutojë më 1 Tetor në të gjitha platformat e mbështetura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat