Shërbimi cloud gaming i Facebook vjen në iOS

Teknologji

Shërbimi cloud gaming i Facebook vjen në iOS

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:05
Facebook

Facebook është bërë kompania më e fundit e cila ofron një shërbim cloud gaming në iOS, vetëm se kësaj here jo përmes App Store.

Nga dita e sotme përdoruesit e iOS mund të vizitojnë uebsajtin Facebook Gaming dhe të shtojnë një shkurtesë të aplikacionin Progresiv të Uebit (PWA).

Nuk është një zgjidhje elegante pr është e njëjta aplikuar nga Amazon dhe Microsoft. Kur Apple modifikoi udhëzimet Shtatorin e kaluar për të lejuar klientët cloud gaming në iOS, tha se lojërat e ofruara në një shërbim streaming duhet të shkarkohen individualisht nga App Store.

Është një detyrim për Microsoft dhe Facebook të cilët thanë se nuk është aspak e drejtë mënyra sesi Apple trajton shërbimet cloud gaming.

Për të shtuar një ikonë të një aplikacioni ueb duhet të vizitoni uebsajtin dhe të klikoni opsionin “Add to Home Screen” në shfletuesin Safari. Pengesë për ofrimin e një aplikacioni të shërbimit cloud gaming bëhen udhëzimet e Apple për App Store.

Zhvilluesve ju ndalohet të drejtojnë individët në uebsajte të jashtme që kanë sisteme alternative pagesash krahas asaj të Apple. Për shembull nëse do të lejonte në App Store një aplikacion cloud gaming nga Facebook, lojërat e blera brenda tij do të paguheshin me Facebook Pay dhe jo me sistemin e Apple duke anashkaluar kështu komisionin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat