Përdoruesit e Instagramit: Opsioni i ri po censuron punën tonë

Teknologji

Përdoruesit e Instagramit: Opsioni i ri po censuron punën tonë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:11
Instagram

Përdoruesit e Instagramit po ndajnë një shqetësim të përbashkët tani: që opsioni i ri i i përmbajtjes së ndjeshme në aplikacion po bllokon postimet e tyre. Në postimet e tyre, përdoruesit po paralajmërojnë ndjekësit e tyre se opsioni i ri po e kufizon arritjen e tyre dhe se ndjekësit e tyre duhet të çaktivizojnë atë për t'u siguruar që postimet e tyre të shihen.

"Gjatë 24 orëve të fundit, unë kam pasur shumë biseda me artistë dhe krijues të tjerë të cilët janë tepër të irrituar pasi po u fshihet puna e tyre," shkroi në një postim Phillip Miner, një artist dhe krijues i revistës Natural Pursuits.

Shumëkush është ankuar për opsionin, përfshirë nga bota e artit, industritë, kompanitë e armëve, e të tjerë postimet e të cilëve mund të cilësohen si “të ndjeshme” për dikë.

 

Ky opsion u lejon njerëzve të vendosin kufij se sa përmbajtje potencialisht të ndjeshme mund të shohin në faqen e tyre të Instagramit, shkruan The Verge. Aty jepet mundësia që përdoruesi të zgjedhë sa dëshiron të ndalojë përmbajtjet e tilla t’i shfaqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat