Slack integrohet në suitën e aplikacioneve të Salesforce

Teknologji

Slack integrohet në suitën e aplikacioneve të Salesforce

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:58
Slack

Salesforce kompletoi blerjen prej 27.7 miliardë dollarëshe të Slack dhe është blerja më e madhe e kompanisë ndonjëherë.

Kur kompanitë fillimisht lajmëruan marrëveshjen në Dhjetor të 2020-ës, themeluesi dhe CEO i Slack Stewart Butterfield tha se do të vijonte të drejtonte shërbimin tashmë si pjesë e Salesforce.

Gjithashtu u tha se Slack do të ishte ndërfaqja e re e Customer 360 që është mjeti i Salesforce me të cilin përdoruesit mund të aksesojnë aplikacionet e kompanisë ku punojnë.

Ndërsa Slack është bërë një sinonim i shërbimit të komunikimit për bizneset me lançimin në 2019-ën, vitin e kaluar pësoi humbje të mëdha përballë konkurrencës së Microsoft Teams.

Madje dërgoi një padi pranë Komisionit Evropian ku thoshte se Microsoft po përdor fuqinë e suitës Office për të shitur Teams. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat