Microsoft nuk heq dorë, konfirmohet Surface Duo 2

Teknologji

Microsoft nuk heq dorë, konfirmohet Surface Duo 2

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:01
Microsoft

Modeli origjinal Surface Duo nga Microsoft mund të mos ketë një sukses i vërtetë, por kompania nuk ka hequr dorë nga një model pasues. Surface Duo 2 do të debutojë këtë vit dhe të sjellë disa përmirësime të dukshme krahasuar me modelin e kaluar.

Fotot e para të Surface Duo 2 tregojnë një sistem kamerash të trefishtë. Një prej aspekteve më të kritikuara të Surface Duo është performanca e dobët e kamerave dhe Microsoft dëshiron ta zgjidhë këtë problem.

Videoja e publikuar në YouTube tregon tre kamera që mesa duket janë një kryesore, një telefoto dhe një me kënd super të gjerë. Modeli i kaluar kishte një kamër të pasme 11-megapiksel.

Përveç departamentit të kamerave, Surface Duo 2 ka një portë USB-C të qendërzuar. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është hequr nga pjesa anësore dhe integruar në butonin e ndezjes.

Sipas parashkimeve Surface Duo 2 debuton në Shtator ose Tetor me procesor Snapdragon 888, konektivitet 5G dhe NFC. Nuk dihet ende çmimi por modeli i kaluar kushtonte 1,399 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat