Emri i koduar i Android 13 do të jetë një ëmbëlsirë Italiane

Teknologji

Emri i koduar i Android 13 do të jetë një ëmbëlsirë Italiane

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Tiramisu është një prej ëmbëlsirave më të shijshme Italiane por mund të jetë edhe emri i koduar i versionit të ardhshëm Android.

Është hera e parë që flitet për emrin e koduar të Android 13 që do të debutojë vitin e ardhshëm. Deri në Android 10, çdo version i sistemit operativ të Google kishte një numër versioni dhe një emër ëmbëlsire.

Android 4 ishte Ice Cream Sandwich, 4.1 ishte Jelly Bean, 4.4 ishte KiKat e kështu me radhë. Por me Android 10 Google u distancua nga ëmbëlsirat dhe vendosi ti referohej thjeshtë me numra.

Por brenda kompanisë Google vazhdon të përdor emërtimet e ëmbëlsirave për çdo version të ri Android. Quince Tart ishte Android 10, Red Velvet Cake ishte Android 11 dhe Snow Cone është versioni Android 12 aktualisht në punim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat