Amazon mohon raportimet se do të pranojë Bitcoin si formë pagese

Teknologji

Amazon mohon raportimet se do të pranojë Bitcoin si formë pagese

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:12
Amazon

Amazon reagoi për të rrëzuar çdo spekulim se ishte gati të hynte në botën e bitcoin e madje ta pranonte atë si opsion pagese.

Kompania refuzoi spekulime por të paktën nuk i la entuziastët e crypto të pashpresë. Pranimi i bitcoin si formë pagese nga Amazon do të ishte ajo që të gjithë e shohin si adoptim në masë i kriptomonedhave.

Madje u tha se Amazon do të pranonte pagesa në bitcoin që nga fundi i këtij viti. Një vend i ri pune i hapur në kompani në lidhje me kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain shtoi akoma më tej entuziazmin.

Këto spekulime dërguan çmimin e bitcoin nga 30 mijë në 40 mijë dollarë, rritja më e madhe në një ditë të dy muajve të fundit. A do ta pranojë Amazon bitcoin si formë pagese? Apo të krijojë një kriptomonedhë vetjake? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat