Porsche bashkohet në garën hapësinore

Teknologji

Porsche bashkohet në garën hapësinore

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Gara hapësinore është kthyer në një treg konkurrues, dhe pas suksesit të miliarderëve të famshëm, Elon Musk, Jeff Bezos dhe Richard Branson, Porsche ka investuar në startupin gjerman Isar Aerospace.

Duke investuar në Isar Aerospace, Porsche dëshiron të ketë qasje në teknologjitë hapësinore dhe ekziston mundësia që disa prej tyre të gjenden në industrinë e automobilave.

Porsche iu bashkua investitorëve HV Capital dhe Lombard Odier dhe investoi 75 milionë euro, duke e çuar investimin total në 165 milionë dollarë, raporton cnn.

Image

Startup Isar Aersopace është ende relativisht i panjohur, por ambiciet e tij janë jashtëzakonisht të larta duke pasur parasysh se qëllimi është të konkurrojë me Blue Origin, themeluesi i të cilit është Jeff Bezos, si dhe Elon Musk i SpaceX.

Isar Aerospace filloi prodhimin e raketës Spectrum në fillim të këtij viti dhe po përdor printimin 3D dhe automatizimin në këtë proces për të zvogëluar kostot e prodhimit.

Raketa Spectrum ka dy faza dhe do të përdoret për të lëshuar plejadat e ardhshme satelitore. Ajo do të jetë në gjendje të mbajë 1.000 kg terra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat