Lbri i ri/Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple

Teknologji

Lbri i ri/Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:03
Tim Cook dhe Elon Musk

Sikur Elon Musk të mos drejtonte mjaft kompani, ai dikur mund të ishte në postin e CEO së biznesit më të vlefshëm të Amerikës, Apple.

Pesë vjet më parë, në mes të vonesave të prodhimit dhe çështjeve të tjera që shqetësuan nisjen e planifikuar të Tesla Model 3, Musk thuhet se kishte biseduar përmes telefonit me Tim Cookun gjatë së cilës CEO i Apple i propozoi blerjen e Teslas.

Musk tha se do ta bënte, por me një kusht, “Unë dua të jem CEO”, por se një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton cnn.

Kështu shkruan në memoaret e reporterit të Wall Street Journal, Tim Higgins, i cili mbulon Apple (AAPL), Tesla (TSLA) dhe teknologji të tjera kompanive. Libri “Power Play: Tesla, Elon Musk and the Bet of the Century”, i botuar të premten, shton se Cook thuhet se iu përgjigj Muskit me nervozitet dhe e i mbylli telefonin.

Nga ana e tyre, Musk dhe Cook kanë mohuar të kenë folur ndonjëherë me njëri -tjetrin.

Në Dhjetor, Musk zbuloi në Twitter se e kishte shqyrtuar mundësinë që t’ia shes Teslan, Applet, por tha se kurrë nuk kishte folur me Cook.

Musk dhe Cook u fotografuan ulur pranë njëri -tjetrit gjatë një takimi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump në dhjetor të vitit 2016. Është e paqartë nëse të dy folën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat