Organizatorët në Tokio kërkojnë të parandalojnë goditjen e nxehtësisë me pajisje të intelegjencës artificiale

Teknologji

Organizatorët në Tokio kërkojnë të parandalojnë goditjen e nxehtësisë me pajisje të intelegjencës artificiale

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:27
Tokio

Lojërat Olimpike të Tokios po luftojnë me një pandemi, me kryeqytetin japonez në gjendje të jashtëzakonshme mes një rritje rekord të rasteve të COVID-19, por atletët, zyrtarët dhe stafi gjithashtu përballen me një tjetër kërcënim të përhapur, vdekjeprurës shëndetësor: nxehtësinë.

Rreziqet e goditjes nga nxehtësia në një nga Lojërat më të nxehta të regjistruara mbahen jo vetëm nga atletët, por edhe nga stafi i shumtë, veçanërisht në vendet të hapura.

Përveç masave konvencionale si spërkatja e ujit, organizatorët po përdorin teknologji të lartë, duke vendosur një sistem të bazuar në një server gjiganti kinez i tregtisë elektronike ‘’Alibaba Group’’ për të monitoruar kushtet e punëtorëve në kohë reale dhe për të dërguar paralajmërime dhe këshilla në shenjat e rrezikut.

Tashmë në Lojërat, një shigjetar rus u rrëzua nga nxehtësia dhe skateboardistët u ankuan se kushtet ishin shtypëse në orën 9 të mëngjesit, me temperatura mbi 30 gradë Celsius me lagështi të madhe dhe  paralajmërime praktikisht të përditshme të nxehtësisë nga agjencia japoneze e motit.

Për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, stafi në 14 hapësira sportive po përdor një kufje të zezë që dërgon rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit në serverat e përbashkët, ku rreziqet e goditjes nga nxehtësia vlerësohen nga një algoritëm që kombinon të dhënat individuale dhe faktorët mjedisorë.

Sistemi dërgon paralajmërime për ata në rrezik të lartë të goditjes nga nxehtësia përmes një aplikacioni, me masat paraprake të rekomanduara si pushimi dhe pirja e më shumë ujit, raporton Reuters.

Alibaba Cloud, një partner olimpik global, tha se ka vite që punon me organizatorët për të lansuar pajisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat