“Bli tani, paguaj më vonë”/ Metoda po kthehet në një biznes shumë të madh

Teknologji

“Bli tani, paguaj më vonë”/ Metoda po kthehet në një biznes shumë të madh

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Dëshironi të blini një pallto të re pa shpenzuar të gjithë koston në moment? Për blerësit, kjo po bëhet një mundësi pagese gjithnjë e më popullore, duke krijuar një fitim të papritur për një pjesë të vogël të kompanive që japin shërbime të tilla.

Square, kompania që zotëron Cash App, njoftoi se do të blejë Afterpay për 29 miliardë dollarë, blerja më e madhe e një kompanie australiane. Të tjera të ngjashme janë Klarna suedeze, apo kompania e San Franciskos, Affirm.

Këto kompani bashkëpunojme me shitës të firmave të ndryshme në internet ose dyqane për t’u ofruar klientëve mundësinë në arkë për të paguar me këste. Kjo i lejon blerësit të marrë një çantë me vlerë 200 euro, duke paguar fillimisht 50 euro pa pasur nevojë t’i nënshtrohet një kontrolli krediti.

Pjesa tjetër paguhet me pjesë muajve të ardhshëm, shpesh pa interes. E ashtuquajtura huadhënie ka ekzistuar për dekada me radhë. Por shërbimi ka lulëzuar krahas rritjes së blerjeve në internet gjatë pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat