Rrezikojnë miliona dollarë Facebook dhe platformat e tjera nga rregulli i ri i vendosur nga presidenti brazilian

Teknologji

Rrezikojnë miliona dollarë Facebook dhe platformat e tjera nga rregulli i ri i vendosur nga presidenti brazilian

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një lëvizje e re nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro për të ndaluar platformat e mediave sociale nga heqja e informacionit të rremë mund të nënkuptojë gjoba të mëdha për çdo kompani që nuk i përmbahet mandatit.

Sipas mediave të huaja, në një rregull të përkohshëm të nënshkruar të mërkurën vonë, Bolsonaro u ndaloi platformave të mëdha sociale si Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, SnapChat dhe TikTok të moderojnë përmbajtjen që mendohet se përmbajnë informacione të rreme.

Kompanitë sipas rregullit të ri do të kenë nevojë për një urdhër gjykate braziliane për të hequr një përmbajtje të tillë.

“Është e ndaluar që ofruesit e rrjeteve sociale të miratojnë kritere të moderimit ose të kufizojnë fushën e përhapjes së përmbajtjes që nënkupton censurë politike, ideologjike, shkencore, artistike ose fetare”, thotë një përkthim në anglisht i rregullit.

Madje, siç thuhet më tej, rregulli kërkon gjoba deri në 10% të të ardhurave të kompanisë brenda Brazilit gjë që mund të jetë e shtrenjtë për rrjetet e mediave sociale.

Brazili është një nga tregjet më të mëdhenj të mediave sociale, me njerëz që shpenzojnë mesatarisht 3 1/2 orë në ditë në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe Pinterest. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat