Tesla gjobitet me 137 milion dollarë për racizëm

Teknologji

Tesla gjobitet me 137 milion dollarë për racizëm

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një ish nëpunës i Tesla do të marrë 137 milion dollarë dëmshpërblim pasi gjykata i ka dhënë të drejtë për faktin se ka qenë objekt i ofendimeve raciste në ambientin e punës, shkruan CNBC

Vendimi është marrë nga një juri federale në gjykatën e San Franciskos, Kaliforni. Ouen Diaz do të marrë 137 milion dollarë për dëme biologjike. Sipas Tesla, ky vendim nuk është mbështetur në fakte. Ofendimet raciste datojnë mes qershorit 2015 dhe korrikut 2016, periudhë gjatë së cilës Diaz punonte si mirëmbajtës ashensori në fabrikën e automjeteve të Tesla.

Sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, ambienti i punës së Diaz ishte armiqësor për të. Së bashku me djalin e tij dhe nëpunës të tjerë afro-amerikanë, ata ishin objektiv epitetesh raciste, dhe karikaturash nëpër ambientet e fabrikës.

Tesla këmbëngul se në atë kohë ka marrë masa ndaj ankesave të Diaz, duke pushuar nga puna tre persona që mendohet se kanë ofenduar për shkak të ngjyrës së lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat