Në Singapor robotët do të kryejnë punën e policisë

Teknologji

Në Singapor robotët do të kryejnë punën e policisë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Singapori është duke menduar një metodë tjetër të mbikëqyrjes, ku me ndihmën e robotëve mëton të “përmirësoj sjelljet e pahijshme” të qytetarëve, siç është pirja e cigares apo mosrespektimi i distancës fizike në kohë pandemie.

Singapori ka testuar programin e ri të survejimit me ndihmën e robotëve me rrota që paralajmërojnë qytetarët që shfaqin “sjellje të pahijshme”, që është edhe një mjet shtesë në arsenalin e mbikëqyrjes në qytetin-shtet që kontrollohet nga autoritetet në çdo metër.

Nga kamerat e deri të softueri për identifikimin e fytyrave, Singapori çdo ditë mendon metoda të reja për të mbikëqyrur qytetarët e saj. Kësaj radhe, kanë dërguar robotin që lëvizte rrugëve dhe shesheve ku ishin mbledhur numër i madh i qytetarëve, dhe përmes shtatë kamerave mbikëqyrëse konstatonte nëse kanë kryer ndonjë shkelje të mundshme.

Roboti do të paralajmëroj duhanpirësit që të fikin cigaret nëse i kanë ndezur në vendet ku nuk lejohet, ata që kanë hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve do t’ua rikujtoj se është e ndaluar dhe do të kritikoj çiklistët që i kanë lënë biçikletat në vendet që nuk janë paraparë të jenën si parking.

Roboti gjithashtu do të kontrolloj nëse qytetarët po i respektojnë masat e distancës fizike, kjo për shkak të luftës kundër pandemisë së COVID-19. Për dikë roboti është i mirëseardhur, e për të tjerët arsye për frikë për shkelje dhe cenim të privatësisë.

Singapori, është një prej vendeve që më së shumti mbikëqyret nga autoritetet. Në vendin me 5.5 milionë banorë, kanë të instaluar 90.000 kamera të sigurisë, e deri më 2030 këtë numër synojnë ta dyfishojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat