“Koha për ta fshirë apo jo?”/ “Time” godet Facebook-un

Teknologji

“Koha për ta fshirë apo jo?”/ “Time” godet Facebook-un

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:37
Fotografia shfaq Mark Zuckerbergun, shefin e kompanisë me pyetjen që shtrohet në formë digjitale sikur te pajisjet telefonike kur dikush dëshiron të fshijë një aplikacion apo jo

Me një analizë të telasheve të thella të rrjetit social Facebook, e që u shpërfaqën në dy raste të ndara javën e fundit, revista prestigjioze amerikane, “Time”, i ka dhënë goditje gjigantit teknologji.

“A duhet të fshihet Facebooku apo jo?” është pyetja që është shfaqur në ballinën e prestigjiozes. Fotografia shfaq Mark Zuckerbergun, shefin e kompanisë me pyetjen që shtrohet në formë digjitale sikur te pajisjet telefonike kur dikush dëshiron të fshijë një aplikacion apo jo.

Analiza flet për rastin e Frances Haugenit. Ish-ekspertja e të dhënave në Facebooku ka thënë të martën para Kongresit Amerikan se produktet e rrjetit social i dëmtojnë fëmijët dhe nxisin polarizim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e dobësuar demokracinë, teksa ka shtuar se ekzekutivët e gjigantit social kanë fshehur hulumtimet rreth rreziqeve nga rrjeti, për t’i vënë përfitimet në rend të parë.

Analiza e thellë vë në pah shuarjen e ekipit në fjalë që “donte t’u shërbente interesave të njerëzve para Facebookut”.

Pos këtij problemi, Facebooku të hënën përjetoi rënien më të madhe nga sistemi, në histori duke mos u hapur për rreth gjashtë orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat