Rrjeti social që përfitoi më së shumti nga rënia e Facebook-ut

Teknologji

Rrjeti social që përfitoi më së shumti nga rënia e Facebook-ut

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë pesë ditë më parë. Facebooku fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lanë 2.7 miliardë përdorues në ditë pa asnjë lloj aktiviteti.

Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu.

Themeluesi i Telegram ka thënë se platforma e tij shtoi 70 milionë përdorues. Signal ishte aplikacioni numër një në Poloni dhe renditej në 10 vendet e para në 35 vende të botës.

Alternativa si Telegram dhe Signal që janë shumë të ngjashme me WhatsApp, historikisht kanë shënuar rritje sa herë që shërbimet e Facebook-ut pësonin ndërprerje edhe pjesa më e madhe e tyre rikthehej tek aplikacionet e Facebook-ut sapo ishin online. Sensor Tower deklaroi se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat