Themeluesi i Duolingo, tërheq vëmendjen fëmijëve nga TikToku me një aplikacion për matematikë

Teknologji

Themeluesi i Duolingo, tërheq vëmendjen fëmijëve nga TikToku me një aplikacion për matematikë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i Duolingo, Luis von Ahn, dëshiron që me versionin e ri matematikor të aplikacionit të njohur për mësimin e gjuhëve, të tërheq vëmendjen e fëmijëve nga TikToku dhe Instagrami.

Ahn nuk i sheh si rivalë platformat tjera – pasi sipas tij qëllimi i tyre është që përdoruesit t’i detyrojnë të qëndrojnë sa më shumë para ekraneve të telefonave – e jo të mësojnë diçka.

“Duolingo është e njohur për mësimin e gjuhëve, por misioni ynë ka qenë gjithmonë gjithpërfshirja – puna në edukimin sistematik”, ka thënë Ahn për BBC.

“Ndërtimi fizik i shkollave në mbarë botën kushton miliona dollarë, e me telefona të mençur mundemi të arrijmë të dy të tretat e popullatës së botës. Megjithatë problemi me telefonat e mençur është se janë thika me dy tehe – gjithashtu vijnë me gjëra që tërheqin vëmendjen siç është TikTok”, ka shtuar ai.

I futur në funksion në vitin 2012, Duolingo ka 40 milionë përdorues mujor dhe është shkarkuar mbi 500 milionë herë në mbarë botën.

“Filluam me gjuhën, pasi në mbarë botën ekzistonte nevoja për të mësuar gjuhën angleze – që menjëherë rrit koston e projektit – por gjithmonë kemi dashur të sjellim edhe gjëra tjera”, ka Ahn.

Ishte pikërisht Ahn që ideoi kursin në gjuhën spanjolle në këtë aplikacion. Sipas tij, kalimi nga gjuha në matematikë, megjithatë nuk është ndoshta edhe aq e thjeshtë – pasi që anëtarët e rinj do të jenë kryesisht fëmijë.

Por nuk dihet nëse Duolingo ka vendosur që aplikacionin e saj për matematikë do ta plasojë nëpër shkolla apo t’ua servoj moshave të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat