Në brigjet e Tel Avivit dronët shpërndajnë sushi, birrë dhe akullore

Teknologji

Në brigjet e Tel Avivit dronët shpërndajnë sushi, birrë dhe akullore

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Dronët shpërndanë sushi, birrë dhe akullore për anëtarë të mediave në brigjet e Tel Aviv të hënën, si pjesë e një iniciative të drejtuar nga qeveria për të krijuar një rrjet kombëtar të dronëve për dërgesat në të gjithë Izraelin.

Sipas mediave të huaja,  Iniciativa Kombëtare për Dronët hyri në të tretën nga tetë fazat e planifikuara në programin pilot javën e kaluar, duke nisur një demonstrim 10-ditor për të testuar fluturimet me dronë mbi zonat urbane në Tel Aviv, Jaffa, Ramat Sharon, Herzliya dhe Hadera, ku faza e dytë e projekti filloi në fund të qershorit.

Në këtë fazë të re, dronët do të kenë kryer rreth 300 fluturime në ditë mbi zona të hapura për detyra të ndryshme si testimi i sistemeve autonome, shpërndarja e ushqimit në pikën e lëshimit, madje edhe dërgimi i gjakut të dhuruar nga Magen David Adom në zonën e Tel Avivit në Qendrën Mjekësore Sheba në Spitalin Tel HaShomer, jashtë qytetit.

Qëllimi i përgjithshëm është të ndihmojë në rregullimin e teknologjisë dhe procedurave të dronëve dhe përfundimisht të ndihmojë në uljen e mbingarkesës në rrugë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit duke krijuar një rrjet korridoresh ajrore për dërgesat e ilaçeve, ekzaminimeve dhe pajisjeve mjekësore, veshjeve, ushqimit dhe mallrave.

Programi u krijua vitin e kaluar si një bashkëpunim midis Qendrës Izraelite për Revolucionin e Katërt Industrial (C4IR) pranë Autoritetit të Inovacionit të Izraelit, Autoritetit të Aviacionit Civil të Izraelit (ICAA), si dhe institucioneve dhe kompanive të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat