Prezantohet laptopi Samsung Notebook 9 Pro

Teknologji

Prezantohet laptopi Samsung Notebook 9 Pro

Më: 31 maj 2017 Në ora: 14:33
Samsung

Samsung ka prezantuar Samsung Notebook 9 Pro, laptop i cili do të jetë i pranishëm në të gjitha variantet me ekran prej 13,3 deri 15 inç.

Notebook 9 Pro vjen me lapsin Samsung S-Pen, i cili mbështetet nga të gjitha palët e teknologjisë Windows Ink.

Pajisja ka ekran 1080p dhe paneli është i tipit LED, procesor Core i7 7500U, ndërsa modeli 15 inç ka GPU Radeon. Modeli 13 inç ka memorie 8 GB RAM derisa modeli 15 inç vjen me 16 GB RAM memorie dhe 256 GB SSD.

Laptopi pritet të ketë WIFI AC standard si dhe Bluetooth 4.1, dhe mikrofonat 1.5W. Të dy laptopat kanë numër më të madh të porteve - 2XUSB 3.0, 1XUSB-C, HDMI, MicroSD, HP/Mic, DC, si dhe bateri identike prej 54Wh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat